Finalja e pestë për Emery

Futboll

Finalja e pestë për Emery

Më: 7 maj 2021 Në ora: 11:26
Finalja e pestë për Emery

Udhëtimi i gjatë, që filloi 18 gushtin e kaluar, tani ka ardhur një hap larg finishit. Tashmë ka mbetur vetëm finalja për ta përmbyllur fotografinë e edicionit 2020-2021 të Ligës së Europës. Manchester United dhe Villarreal do të garojnë për fitimin e trofeut të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të klubeve europiane. Të dyja ekipet do të garojnë më 26 maj në finale e Gdansk, e cila do t’i shohë ato të luajnë role të ndryshme.

Në fakt, nëse “Djajtë e Kuq” ishin konsideruar muaj më parë si favoritët e triumfit, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për “Nëndetësen e Verdhë”, e cila, megjithatë, ishte në gjendje të llogariste në një “as të jashtëzakonshëm nën mëngë”; Unai Emery. Trajneri bask, i cili e filloi përvojën e tij në stolin e Villarreal verën e kaluar, edhe një herë konfirmoi se ka një ndjenjë më se të veçantë me Ligën e Europës.

Gjatë karrierës së tij si trajner, gara e dytë kontinentale provoi të ishte vendi i tij i preferuar i “gjuetisë”. Në fakt, ai tashmë ka fituar një vend në historinë e turnout, kur me Sevilla, midis viteve 2014 dhe 2016 arriti suksesin e jashtëzakonshëm të fitimit të trofeut tri herë, duke mundur në finale përkatësisht Benfica, Dnipro dhe Liverpool.

Unai Emery u konfirmua më pas si një specialist i shkëlqyeshëm në këtë kompeticion, edhe kur, pas dy sezonesh në krye të PSG, u kthye për ta luajtur atë në edicionin 2018-2019 me Arsenalin. Në fakt, ai i udhëhoqi “Topçinjtë” deri në finale e Bakut, pastaj humbi ndaj Chelsea, të stërvitur nga Maurizio Sarri.

Trajneri bask siguroi me Villarreal-in e tij një lloj hakmarrjeje personale pikërisht me atë Arsenal, që disa muaj më parë do ta shkarkonte, pas “nokautit” me Blutë e Londrës. Për herë të pestë në karrierën e tij, Emery u kualifikua në finale e Ligës së Europës. Askush tjetër nuk ka bërë më mirë në këtë drejtim.

Ai, që tashmë ka fituar pseudonimin “Mister Europa League”, tani ka në sytë e tij jo vetëm mundësinë e kthimit në krye të Europës, por edhe të rekordmenit absolut për sa i përket suksesit në kompeticionin në fjalë.

Unai Emery në fakt ndan epërsinë e trajnerit me fitoret më të fundit me Giovanni Trapattoni. Trajneri legjendar italian ka fituar tri Kupa UEFA me Juventusin (dy herë) dhe Interin gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme. Nëse Villarreal do të triumfonte në Gdansk kundër Manchester United, titujt do të ishin katër për Emery, i cili do të përkthehej në një rekord vështirë të arritshëm nga dikush tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat