“Një përjetim i veçantë, ishte vula përfundimtare e shumë përpjekjeve”, Gramoz Vokrri tregon si e kishte kaluar ditën historike të pranimit në UEFA

Futboll

“Një përjetim i veçantë, ishte vula përfundimtare e shumë përpjekjeve”, Gramoz Vokrri tregon si e kishte kaluar ditën historike të pranimit në UEFA

Më: 7 maj 2021 Në ora: 20:32
Gramoz Vokrri

3 maji i vitit 2016 do të jetë i ngulitur gjithmonë në mendjen e të gjithë shqiptarëve, pasi në atë ditë, Kosova u pranua me të drejta të plota në UEFA.

Barrierat ishin thyer dhe tani Kosova ishte e barabartë me shtetet e tjera në Evropë.

Më meritori për pranimin e Kosovës në UEFA dhe pastaj në FIFA ishte tashmë i ndjeri, Fadil Vokrri, i cili në atë kohë ishte president i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Gramoz Vokrri, i biri i Fadil Vokrrit ka rikthyer kujtimet, duke treguar se si kishte reaguar në ato momente kur Kosova u pranua në UEFA.

“Ka qenë një përjetim i veçantë, ka qenë jo vetëm për ne si familje, por për shoqërinë kosovare dhe shtetin tonë, sepse ka qenë vula përfundimtare e shumë përpjekjeve. Natyrisht, në ato momente më janë kujtuar shumë gjenerata të cilat kanë kontribuar për futbollin në kohërat më të vështira, ka qenë një lloj çlirimi, pasi kemi hasur në shumë vështirësi gjatë këtij rrugëtimi. Në atë moment nuk kam fjalë me përshkru, ka qenë krenari e jashtëzakonshme, gëzim i madh dhe kjo vërehet edhe në disa pamje. Është thjesht ndjesia kur e kryen punën”, tha Gramoz Vokrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat