Ditë e keqe për Arijanet Muriçin, Sassuolo pëson humbje nga Genoa

Futboll

Ditë e keqe për Arijanet Muriçin, Sassuolo pëson humbje nga Genoa

Nga: K.G. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 16:51
Pamje nga ndeshja Sassuolo - Genoa

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, ka përjetuar një ndeshje të vështirë me Sassuolon, që pësoi humbje si vendas me rezultat 2:0 nga Genoa, në kuadër të javës së 12-të të Serie A.

Futbollisti i Genoas, Osmajiq, ishte vendimtar në këtë përballje, duke shënuar të dy golat e takimit në minutat 26 dhe 38.

Muriç ishte titullar në portën e Sassuolos, por nuk arriti ta ndihmonte skuadrën e tij të shmangte humbjen.

Genoa importoi tri pikë dhe ngjitet në vendin e 10-të me 16 pikë, ndërsa Sassuolo renditet në pozitën e 17-të me vetëm tetë pikë pas 12 javësh kampionat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat