Koeman në presion të derbit

Futboll

Koeman në presion të derbit

Më: 8 maj 2021 Në ora: 11:54
Koeman në presion të derbit

Barcelona dhe Ronald Koeman do të luajnë sot një “finale” për titullin kampion.

Në “Camp Nou” do të vijë Atletiko e Madridit për një duel që është vendimtar për fatet e sezonit. Në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide, holandezi thotë se është ndeshje shumë e rëndësishme, por jo vendimtare për titullin. Ai vazhdon të tregojë faktin që më parë, askush nuk e ëndërronte diçka të tillë dhe se futbollistët e tij kanë bërë diçka të jashtëzakonshme.

NDESHJE KYÇE – “Do të luajnë dy skuadra të forta, të cilat luftojnë edhe me të tjera. Nuk mund të krahasohemi sepse çdo ekip ka stilin e vet. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë, të zotërojmë topin dhe të jemi efektivë”.

MESAZHI – “Në çdo sezon ka momente ulje-ngritjesh. Kemi rikuperuar shumë pikë për të arritur këtu ku jemi. Përpara një muaji, as nuk e mendonim që do të luftonim për titull. Duhet të jemi mendërisht të fortë dhe të luajmë mirë. Duhet të jemi agresivë pa topin në këmbë. Jemi të bindur që mund të bëjmë ndeshje të madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat