Habiten në Gjermani

Futboll

Habiten në Gjermani

Më: 8 maj 2021 Në ora: 12:41
Habiten në Gjermani

Robert Lewandowski na ka mësuar duke shënuar gola me Bayern Munih në të gjithë këto sezonet, mirëpo së fundmi polaku po mendon të largohet nga bavarezët për një eksperiencë të re. Një lajm që ka habitur jo pak në Gjermani, duke qenë se sulmuesi ka qenë gjithnjë i kënaqur me kushtet në Mynih.

Agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi ka nisur të kërkojë për klube të interesuara dhe në këtë formë pritet një merkato interesante ndërsa për sulmuesin kanë dalë edhe emrat e parë të klubeve që mund ta transferojnë.

Bëhet fjalë për dy klubet finaliste të Ligës së Kampionëve, Çelsi dhe Mançester Siti.

“Qytetarët” janë në kërkim të një sulmuesi dhe kanë në listë edhe Haland, por tashmë do të studiojnë edhe alternativën Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat