Martini: Java e ardhshme vendimtare për titullin

Futboll

Martini: Java e ardhshme vendimtare për titullin

Më: 8 maj 2021 Në ora: 22:42
Martini: Java e ardhshme vendimtare për titullin

Trajneri i Teutës, Edi Martini u shfaq mjaft i kënaqur me fitoren bindëse ndaj Bylisit dhe vendin e parë në renditje, por pranoi se ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtarë në garën për titull, që e cilësoi plotësisht të hapur.

Me këtë fitore bindëse, skuadra duket se e ka nisur rrugën drejt titullit…

Pavarësisht ecurisë që nuk e kemi patur aty ku duhet, ne e kemi nisur sezonin që në fillim për të fituar titullin kampion dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur. Kemi vetëm 3 humbje dhe nuk na mund njeri lehtë, ndonëse jo çdo ndeshje i përgjigjet një ndeshjeje tjetër. Në pjesën e parë qarkulluam topin, por në pjesën e dytë nuk kishte histori duke parë dhe golat.

Sa pranë titullit e shihni veten?

Është shume rëndësishme java që vjen, duke patur parasysh që kemi ndeshje shumë të vështirë ndaj Kastriotit, po ashtu dhe Partizani me Tiranën, që janë në luftë për kreun apo edhe krutanët që lufton për mbijetesë. Më pas na presin edhe përballja me Partizanin dhe ajo me Laçin, ku do të vendoset jo pak sa i përket ecurisë tonë.

Me cilat skuadra do rivalizoni për titullin deri në fund?

Laçi dhe Vllaznia janë në luftë për titull. Duhet t’i bëjmë komplimente Brdaricit, që ka bërë një punë shumë të mirë te Vllaznia, por humbja ndaj Kukësit e ka zbehur disi luftën për ta. Gjithsesi gara do të jetë e hapur deri në fund.

Sa e rëndësishme ishte fitorja me goleadë?

Golat janë pjesë e rëndësishme edhe për golavarazhin, edhe për qetësinë që duhet të kemi në fund të kampionatit. Unë nuk u vë faj sulmuesve apo mbrojtësve, pasi kur fitojmë dhe humbim e bëjmë si ekip.

Keni folur me presidentin për titullin? Ju ka premtuar gjë?
Premioja është goxha e mirë për titullin, por nuk janë paratë ato që na bëjnë të lumtur, pasi skuadra dëshiron të arrijë këtë objektiv madhor. Presioni është i madh, por kemi edhe lojtarë me eksperiencë, që dinë ta menaxhojnë situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat