A do largohet nga klubi?

Futboll

A do largohet nga klubi?

Më: 9 maj 2021 Në ora: 12:19
A do largohet nga klubi?

Xhejdon Sanço nuk ka pasur një sezon shumë të mirë teksa ka vuajtur edhe problemet fizike, megjithatë askush nuk i vendos në dyshim aftësitë e tij teknike. Për britanikun ka kërkesa të shumta në merkato, ndërsa prej verës së kaluar ai është në fokusin e Mançester Junajtid.

Por, nëse prej çmimit të lartë në merkaton e kaluar Djajtë e Kuq nuk ia arritën ta transferonin, këtë herë me çmimin e tij që disi do të ulet prej performancave, Junajtid do të provojë sërish për Sançon.

Vetë futbollisti duket i hapur për një ndryshim të ambientit, ndërsa së fundmi është shprehur se nuk e di nëse do të largohet apo jo nga Dortmund.

“A do largohem nga klubi në verë? Nuk e di, nuk di asgjë për të ardhmen time. Për momentin jam i lumtur te Dortmund, e dua klubin. Më dhanë mundësitë e para si profesionist”, u shpreh lojtari i cili u tregua diplomatik në fjalët e tij, por që me siguri në Mançester do të ketë kaluar mesazhi dhe pritet që ata të provojnë një tjetër ofensivë për Sançon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat