Morina paralajmëron luftë

Futboll

Morina paralajmëron luftë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 19:54
Morina paralajmëron luftë

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina është shprehur se skuadra e tij do të luftojë deri në ndeshjen e fundit për të siguruar mbijetesën edhe për një sezon në Superligë.

Morina pas ndeshjes me Drenicën, për mikrofonin e “Art Sport” deklaroi se është paska i zhgënjyer me barazimin por që nuk do të dorëzohen.

“Nuk arritëm ta mbanim rezultati, i cili ishte i duhuri për ne. Tashma na vështirësohen punët, por ende asgjë nuk ka përfunduar dhe Arbëria do të luftojë deri në xhiron e fundit”, përfundoi Morina.

Arbëria në ndeshjen e radhës takohet me Llapin, ndërkohë në xhiron e fundit takohet me Dritën.

Pas xhiros së 34-të, skuadra nga Dobraja e Lipjanit ka grumbulluar 37 pikë në pozitën e nëntë, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Parë.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat