Ultimatum

Futboll

Ultimatum

Më: 11 maj 2021 Në ora: 11:03
Ultimatum

Kthimi i van Dijk në fushë pas një periudhë të gjatë riaftësimi është motivi i përplasjes mes Jürgen Klopp dhe trajnerit të Holandës, Frank de Boer.

Trajneri i Liverpoolit beson se mbrojtësi qendror nuk është ende i gatshëm të kthehet në fushë, ndërsa homologu i tij holandez po bën presion ndaj mbrojtësit qendror për të vendosur nëse ai është i aftë për të luajtur Kampionatin Europian, ndaj i ka dhënë një ultimatum. Në fakt, sipas Espn, këtë javë De Boer do ta telefonojë mbrojtësin për ta sqaruar një herë e mirë situatën e tij, pasi në fund të majit duhet të shpallë listën përfundimtare për turneun që duhej të ishte zhvilluar një vit më parë, por që u shty për shkak të pandemisë.

“Mendoj se duhet të vendosë, është karriera e tij. E imagjinoj se është në dilemë. A do të thotë shumë për Holandën?

Shpresoj që ai të ketë bërë hapa gjigantë në rehabilitimin e tij,” – tha trajneri për Espn. Dëshira e De Boer, megjithatë, është në kundërshtim me qëndrimin e Klopp, i cili kohët e fundit siguroi se Van Dijk nuk do të mund të riaftësohet në kohë për të luajtur në Europian.

.Qendërmbrojtësi i Liverpoolit këputi ligamentin kryqëzor të brendshëm në derbin kundër Evertonit tetorin e kaluar. Që nga ajo kohë, ai ende nuk i është kthyer stërvitjes në grup. Imazhet e fundit që ai publikoi në rrjetet e tij sociale e tregojnë duke punuar veçmas me ushtrime të lehta me top. Klopp i bëri të qarta pikëpamjet e tij javën e kaluar:

“Kur qëndroni 10 ose 11 muaj jashtë nuk mund të ktheheni e të luani futboll pas vetëm një jave stërvitje. Kjo nuk është e mundur, nuk duhet të jetë e mundur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat