Iniesta jep lajmin e madh

Futboll

Iniesta jep lajmin e madh

Më: 11 maj 2021 Në ora: 11:25
Iniesta jep lajmin e madh

Në një ditë aq të veçantë si ditëlindja e tij e 37-të, Andrés Iniesta shfrytëzoi rastin për të thirrur një konferencë shtypi, në të cilën konfirmoi se do të vazhdojë të jetë i lidhur me Vissel Kobe, të paktën edhe për dy sezone të tjera. Ai është ende i ngazëllyer nga projekti që Hiroshi Mikitani, pronari i “Rakuten”, i propozoi tri vite më parë dhe është shumë i motivuar të vazhdojë të marrë përsipër sfidat e një klubi që nuk ka ndaluar së rrituri, që kur Iniesta mbërriti aty më 2018.

“Gjatë këtyre viteve kemi jetuar kohë të vështira, por gjithashtu kemi qenë në gjendje të fitojmë dy titujt e parë të klubit dhe të luajmë Ligën e Kampionëve Aziatike për herë të parë. Dua t’i falënderoj të gjithë. Që nga dita e parë kur mbërrita më kanë bërë të ndihem si në shtëpi. Sot është një ditë e veçantë. Të vazhdoj të jem i lidhur me këtë klub edhe për dy vite më shumë më lumturon.

Unë gjithmonë e kam vlerësuar ndjenjën e dashurisë mbi gjërat e tjera. E tashmja dhe e ardhmja ime, tani për tani kalon përmes Kobe”, – siguroi Andrés Iniesta në një konferencë shtypi.

Në moshën 37-vjeçare, Iniesta nuk e ka humbur ende joshjen për të vazhduar të luajë dhe beson se i ka mbetur akoma: “Unë ende ndihem shumë i fortë. Ajo që më shqetëson më shumë është të vazhdoj të jap më të mirën time, duke u kujdesur për trupin”. Nga ana tjetër, Iniesta konfirmoi se qëllimi i tij është të tërhiqet nga futbolli te Vissel Kobe, sepse aty ndihet i lumtur.

Ai e la të hapur mundësinë e qëndrimit te klubi japonez dhe pasi karriera si lojtar të përfundojë: “Padyshim, pensionimi im si futbollist do të ndodhë këtu, por shpresoj se mund të kaloj shumë më gjatë në këtë klub, në ndonjë rol tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat