Nis operacioni “fshesa” tek Interi

Futboll

Nis operacioni “fshesa” tek Interi

Më: 11 maj 2021 Në ora: 11:51
D’Ambrozio

“Javën e ardhshme do të nisen mbledhjet me lojtarët individualisht për t’i sensibilizuar lidhur me momentin e Interit dhe të futbollit në përgjithësi”.

Fjalët e përmendura të shtunën nga Xhuzepe Marota përpara sfidës ndaj Sampdorias u lanë shumë pak hapësirë interpretimeve: duhen ulur shpenzimet.

Do të diskutohet edhe me lojtarët në skadencë kontrate, të cilët nuk e kanë të sigurt qëndrimin. Dy prej tyre janë Danilo D’Ambrozio dhe Matias Vesino.

Të dy presin një trajtim pozitiv nga klubi pasi kanë treguar gjithmonë një lidhje të fortë me fanellën dhe kanë qëndruar në gatishmëri edhe në momentet më të vështira kur trajneri nuk i ka konsideruar titullarë: edhe në atë raste kanë qenë “ushtarë” të nevojshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat