Interi me 'lëkurë gjarpri'

Futboll

Interi me 'lëkurë gjarpri'

Më: 11 maj 2021 Në ora: 14:55
Interi me 'lëkurë gjarpri'

Milani e zyrtarizoi sot uniformën e re për sezonin e ardhshëm futbollistik.

E kemi fjalën për uniformën e parë, ose siç njihet ndryshe atë të ndeshjeve në shtëpi.

Edhe klubet e tjera po punojnë në këtë drejtim, me qëllim fitimin e të ardhurave nga shitja e tyre. Kështu po bën edhe Interi, që pasi ka ndryshuar stemën e klubit, pritet të tjetërsohet edhe “në lëkurë”.

Më saktësisht, fanella e re nuk do të jetë me vija (shirita) të drejta si dikur, as me shirita zig-zag si uniforma aktuale, por e transformuar thuajse tërësisht. Vetëm ngjyrat, ato zikaltër, nuk ndryshojnë. 

“Footy Headlines” zbuloi se si do të jetë uniforma e kampionëve të rinj italianë. Vetëm vija vertikale të stilizuara, shabllon i lëkurës së gjarprit (zvarranikëve).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat