Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Futboll

Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Më: 11 maj 2021 Në ora: 18:23
Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 11.05.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 34-t të Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 26-të të Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

Vendimet: 1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 34-t të Superligës në futboll për edicionin 2020/2021 dhe ndeshjeve të xhiros së 26-të të Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë, përveç ndeshjes së xhiros së 26-të të Ligës së Parë, Grupi A, Liria – Vëllaznimi, e cila regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0, në dobi të KF Liria.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive , raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicim disiplinor

-ndaj ekonomit të KF Besa, Gëzim Kullashi, nr. ID 020480M68; motivi: Në minutën e 77-të, fyen gjyqtarët e ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. I njëjti edhe pas largimit nga bankina ka vazhduar me ofendime ndaj gjyqtarëve . Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së xhiros së 34-t të Superligës Llapi-Besa.

-ndaj lojtarit të KF KEK-u me nr.11 Bler Thaqi, nr. ID 000888M99; Motivi: Në minutën e 90+, ofendon asistentin e parë, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Flamurtari –KEK-u, java e 26-të, Liga e Parë, Grupi B.

-ndaj ndihmëstrajnerit të FC Prishtina, Debatik Curri, nr ID 00624M83; motivi: Në minutën e 78-të ka fyer asistentin e parë dhe të katërt të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt . Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së xhiros së 34-t të Superligës, Prishtina – Feronikeli.

-ndaj KF Vëllaznimi; motivi: Aktivizimi në lojë i lojtarit me nr.16 Argjent Ahmetaj, i cili nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së 26-të, Liga e Parë, Grupi A, Liria – Vëllaznimi. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes.

-ndaj lojtarit të KF Vëllaznimi me nr.16, Argjent Ahmetaj, nr ID 02362M99; motivi: Në minutën e 46-të, ishte aktivizuar në lojë edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar, në ndeshjen e javës së 26-të, Liga e Parë, Grupi A, Liria – Vëllaznimi. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes.

-ndaj delegatit të ndeshjes Valon Duraku; motivi: Nuk i ka përmbushur detyrat e delegatit në ndeshjes, duke lejuar aktivizimin e lojtarit në lojë, i cili nuk ishte i evidentuar në protokollin zyrtar të ndeshjes dhe për këtë nuk e kishte paralajmëruar ekipin se lojtari nuk ka të drejtë loje. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Liria –Vëllaznimi dhe ankesës së KF ”Liria”, njofton Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë, njofton Abdyl Bellopoja, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat