Milan interesohet për Aurier

Futboll

Milan interesohet për Aurier

Më: 11 maj 2021 Në ora: 21:18
Aurier

“Rossonerët” dëshirojnë të përforcojnë mbrojtjen për sezonin e ardhshëm.

Gjiganti i Serie A ka shprehur interesim në mbrojtësin krahut të Tottenham Hotspur Serge Aurier, raporton “Calcio Mercato”.

“Rossonerët” dëshirojnë ta transferojnë mbrojtësin 28-vjeçar, pasi që trajneri Stefano Pioli synon ta përforcojë repartin e krahut të djathtë të mbrojtjes.

Kontrata aktuale e Aurierit me skuadrën londineze përfundon në vitin 2022, ku spekulimet për largimin e tij vazhdojnë të rriten, dhe në këtë sezon francezi ka luajtur vetëm në 19 ndeshje në Premier Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat