I pafat

Futboll

I pafat

Më: 12 maj 2021 Në ora: 15:23
I pafat

Ferlan Mendi duket se ka një problem serioz me dëmtimin e fundit që ka pëëuar në kërcirin e këmbës.

Francezi e ka mbyllur këtë sezon me Real Madrid pasi nuk mund të rikuperohet për tre ndeshjet e radhës, por ajo që shqetëson më shumë është Europiani që fillon pas më pak se një muaj.

Duket shumë e vështirë që mbrojtësi i djathtë të rikuperohet në kohë pasi dëmtime të tilla kërkojnë një pushim të gjatë. Jo më kot, mediat në Spanjë e shohin Mendi gati vetëm për sezonin e ardhshëm me Realin.

Gjithsesi, futbollisti që ishte në planet e trajnerit Deshamp, do të provojë të bëjë gjithçka për t’u rikuperuar deri më datë 11 qershor dhe për të qenë pjesë e listës së të grumbulluarve.

Megjithatë, sido të shkojë, te Franca rolin e mbrojtësit të djathtë e kanë të mbuluar duke qenë se mund të afrohet Teo Hernandez, ndërsa i gatshëm është edhe vëllai i tij, Lukas Hermandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat