Probleme për Realin

Futboll

Probleme për Realin

Më: 12 maj 2021 Në ora: 17:01
Probleme për Realin

Pas Ramos, Varane, Mendy e Carvajal, është dëmtuar edhe Marcelo.

Zinedine Zidane ka vetëm tre mbrojtës të ekipit të parë të gatshëm për lojë.

Marcelo është i fundit që është dëmtuar dhe nuk është ftuar për ndeshjen me Granadën.

Në mungesë të mbrojtësve, sidomos të krahur, Zizu e ka ftuar mbrojtësin e majtë të akademisë, Miguelin, që luajti edhe sfidën e kaluar disa minuta, në barazimin 2-2 me Sevillën.

Të dëmtuar vazhdojnë të jenë Dani Carvajal, Sergio Ramos, Raphael Varane, Lucas Vasquez dhe Ferland Mendy.

Për Realin do të jetë si një finale sfida me Granadën, që po lufton ende për titull.

Tani për tani La Liga varet krejt nga rezultatet e Atletico Madrid, që sonte do të luajë sfidën më të vështirë nga tri finalet që i kanë mbetur – kundër Real Sociedad.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat