Flet për Bayernin

Futboll

Flet për Bayernin

Më: 13 maj 2021 Në ora: 14:35
Flet për Bayernin

Oliver Kahn do të jetë në janar të vitit të ardhshëm CEO i Bajernit të Mynihut duke zënë vendin e Karl Hainc Rumeniges. Ish-kapiteni legjendar foli për “Sky” duke treguar edhe strategjinë e klubit më të titulluar në Gjermani.

“Pandemia ka ndikuar negativisht te të gjitha klubet dhe kjo nuk është diçka e re. Mungesa e tifozëve në stadium ka përgjysmuar fitimet duke lënë një gropë të madhe në mes, por Bajerni ka ditur se si të menaxhojë këtë situatë të paprecedentë”, tha Kahn u cili vazhdoi më tej duke thënë: “Mendoj se në merkaton e ardhshme këto fjalë që thashë pak më sipër do të vërtetohen. Nuk do të ketë më blerje të mëdha ose të çmendura, këtë gjë harrojeni.

Haland te Bajerni? Është një paketë që do të kushtonte më shumë se 100 milionë euro. Për momentin kjo është një shifër që nuk mund të mendohet fare te Bajerni. Kemi një skuadër e cila ka fituar gjithçka dhe me disa përforcime të vogla mendoj që edhe në sezonin e ardhshëm do të jemi favoritë për të fituar kampionatin dhe Champions-in”, tha Kahn që në fund foli edhe për Julian Nagelsmanin. “Nuk kemi marrë një trajner të panjohur. Edhe Hansi Flik nuk kishte fituar më parë asgjë si trajner i parë dhe më pas të gjithë e pamë se çfarë ndodhi.

Edhe pse janë të ndryshëm në stilin e tyre të lojës, ata kanë një gjë të përbashkët, mentalitetin fitues dhe kjo është ajo që ka rëndësi në klubin tonë. Jam i bindur që me Nagelsmanin kemi bërë goditjen e duhur për sa i përket stolit.

Mjafton të jemi të durueshëm dhe t’i japim atij pak kohë. Të drejtosh Bajernin nuk është asnjëherë e lehtë, e njëjta gjë vlen edhe për lojtarët të cilët kur vijnë këtu për herë të parë kanë emocione dhe i duhet kohë për të hyrë në mentalitetin e klubit”, tha ishportieri Oliver Kahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat