Ajaxi fundos Venlon

Futboll

Ajaxi fundos Venlon

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:11
Ajaxi fundos Venlon

Ajaxi i Amsterdamit nuk toleron aspak. Harkëtarët morën fitoren e 4-t radhazi në Eredivisie pasi mposhtën me rezultatin 3:1 Venlon në javën e 33-të të kampionatit duke i bërë mbylljen më të mirë këtij sezoni të Eredivisies përsa u përket ndeshjeve shtëpiake.

Rensch hapi serinë e golave në minutën e 10-të duke zhbllokuar shifrat. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë ndërkohë që në minutën e 53-të Taylor u ndëshkua direkt me karton të kuq duke lënë skuadrën e Ten Hag në inferioritet numerik.

Megjithatë kjo nuk ndikoi shumë të Ajaxi që në minutën e 57-të dyfishoi shifrat me Haller. Venlo u përpoq të rikthehej në ndeshje me grekun Giakomakis në minutën e 76-të, por 3 minuta më vonë talenti Kudus vulosi suksesin 3-1 të Ajaxit. Hodhi një hap të sigurt drejt kualifikimit në Champions League falë fitores 4-2 ndaj Zwolles.

Skuadra nga Eindhoveni përfitoi edhe nga ndalesa e AZ Alkmaar ndaj Groningen dhe me këtë sukses e thelloi në 3 pikë avantazhin ndaj AZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat