Mohon largimin

Futboll

Mohon largimin

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:27
Mohon largimin

Jorginho është i lumtur në Londër.

Është raportuar së fundmi se mund të rikthehet në Itali, madje thashethemet janë rritur edhe më shumë nga vet menaxheri i tij.

Por, situata e Jorginhos ka ndryshuar që nga ardhja e Thomas Tuchel dhe dëshiron të qëndrojë te Chelsea.

“Kam edhe dy vite kontratë dhe siç kam thënë, me të vërtetë ndihem si në shtëpi. Kështu që s’ka asnjë arsye të flasim për këtë”, u shpreh ai.

29-vjeçari është pjesë e Chelsea që nga viti 2018 dhe deri më tani ka bërë 137 paraqitje, ka shënuar 16 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat