Liverpool kërkon yllin e Real Madridit

Futboll

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit

Më: 13 maj 2021 Në ora: 18:44
Liverpool kërkon yllin e Real Madridit

Liverpool është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Real Madridit. 

Bëhet fjalë për Marco Asension, i cili ka filluar te gjej formën e tij pas lëndimit që e la jashtë fushës për një kohë të gjatë.

Liverpool që disa vite është admirues i spanjollit dhe duan ta transferojnë si pasuesi i Sadio Mane.

Sipas Don Balon, 60 milionë euro kushton kartoni i sulmuesit dhe tifozët e Liverpoolit do ndiheshin të lumtur nëse Klopp e përforcon sulmin.

“Reds” pritet që ta shesin Mohamed Salah gjatë verës dhe në rast që egjiptiani largohet, atëherë Asensio do ishte transferimi i duhur dhe nuk do ishte e nevojshme largimi i Mane.

Problemi është që Asensio dëshiron të vazhdojë të luajë në Ligën e Kampionëve dhe duke parë tabelën momentale, Liverpool nuk dihet nëse do marrë pjesë në edicionin tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat