Kroatët: Njeriu që vriste shqiptarë dhe kroatë, ishte i ulur në bankën Zvezdës 

Futboll

Kroatët: Njeriu që vriste shqiptarë dhe kroatë, ishte i ulur në bankën Zvezdës 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 maj 2021 Në ora: 19:16
Foto e 13 maj, 1990, trazirat në stadiumin e Dinamos në Zagreb

Sot është 31 vjetori i trazirave (13 maj, 1990) në stadiumin e futbollit “Maksimir” në Zagreb, në ndeshjen mes skuadrës së madhe kroate Dinamos dhe skuadrës famëkeqe Cërvena Zvezda nga Beogradi. Në stadium tifozët e Dinamos “BBB“ u përleshën me bandat “Delija” të Zvezdës. 

Me 13 maj (1990) në delegacionin e Zvezdës ishte edhe krimineli Zhelko Razhnatoviq – Arkan. 

“Arma e Arkanit ishte interesante, rezultatet e hetimit mbetën të panjohura dhe askush nuk dha asnjëherë përgjegjësi për kaosin. 

Filmi përmban gjithashtu dëshminë e shefit të atëhershëm të milicisë në Kroaci, Petra Gjukiç, i cili menjëherë pas trazirave të Maksimirit u bashkua me rebelët në të ashtuquajturën SAO Krajina! 

Pastaj në Maksimir ishin vrasësit (UDB) Zhelko Razhnatoviq - Arkan dhe Ratko Gjokiç, të cilët sot janë të vdekur! 

Arkan mori pjesë në disa vrasje (vëre. jonë në shtetet e jashtme në vitet e 80-ta, në vitet e 90-ta bëri krime të mëdha kundër popullatës kroate, shqiptare dhe boshnjake), kryesisht shqiptarë dhe kroatë. Dhe në atë sezon ai ishte ulur në stolin e Zvezdës, si një "përfaqësues i klubit!? pranë trajnerit Dragosllav Shekullarac, me një armë në xhepin e brendshëm të xhaketës së tij!”, shkruan mes të tjera mediat kroate “Veçernj List”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat