Shehi pas derbit: Ndeshje e luftuar

Futboll

Shehi pas derbit: Ndeshje e luftuar

Më: 13 maj 2021 Në ora: 23:29
Shehi pas derbit: Ndeshje e luftuar

Trajneri i skuadrës së Tiranës, Orges Shehi analizon derbin me Partizanin dhe sipas tij, ishte një ndeshje që duhet të kishte fitues.

Pas ndeshjes në “gol pas goli”, Shehi ka pohuar: “Derbi i sotëm ka folur fillimisht për Partizanin, i cili iu afrua më shumë golit në pjesën e parë, me Zhunior që shpërdoroi para Bekajt e me të kuqtë që panë t’u anulohet një gol i Çinarit. Ndërsa në fund, ishte Asani ai i cili tronditi traverse”.

“Por pas pushimit, sfida u ekuilibrua disi, edhe pse Tirana rrinte e mbledhur në mbrojtje duke mos lënë hapësira për sulmin e të kuqve. Këta të fundit provuan deri në fund që të fitonin ndeshjen, por nuk ia dolën të shfrytëzonin rastet që krijuan deri në minutat shtesë të sfidës. “

“Ndeshjet derbi janë të luftuara, janë të forta në çdo sektor të fushës dhe besoj se çdo skuadër, maksimumi 1-2 raste duhet të ketë, pjesën e parë e menduam me presing, bëmë mirë në minutat e para dhe pastaj lëshuam se u shkëputën repartet. Në pjesën e dytë ishte ideja të dilnim më shpejtë me Seferin e Danson”.

“Patjetër që më vjen keq, kemi qenë shumë pikë larg dhe kemi rikuperuar shumë. Kemi ecuri të mirë, patjetër që nuk varet vetëm nga ne, por edhe rivalët. E kemi Europën në dorën tonë, se të hënën kemi ndeshje me rivalin direkt, të rikuperojmë energjitë e të mendojmë për atë ndeshje se është finalja jonë”.

“Çështja e Dansos? Të gjithë e dini që ka qenë një periudhë te U-21, për mënyrën se si mendonte ai që ishte një ekip futbolli, kërkohet të luante dhe nuk paraqitej në ditën e grumbullimit. E kam dënuar dhe çuar atje. Pastaj e kam marrë në anë, i kam thën ë që kur të vish e të stërvitesh je i mirëpritur. U kthye, e pa që asnjë nuk kishte inat me të. E futëm më Vllaninë, me Kastriotin dhe sot. Ai e tregoi sot dhe bëri një përformancë të mirë”.

“Nuk është se kemi pasur konflikte. Por nuk ka trajner në botë që i thotë lojtari unë dua në formacion se po nuk luajta iki nga grumbullimi. Vendin aty e kanë të gjtihë, nuk e kanë marrë me tapi fushën, e ka merituar sot dhe bravo i qoftë”.

“E kishim përgatitur ndeshjen me lojtarët e shpejtë të bënin presion dhe me sulme të shpejta. Rastet, në derbi janë me pikatore, na dolën e nuk i shfrytëzuam dhe kjo është pjesë e futbollit”.

“Është e qartë se kur luan në 7 dhe rivalët kanë bërë rezultatin e tyre, ne edhe me barazim në fund do ta pranonim, në fund isha i irrituar kur skuadra po shkonte para dhe rriskuam të ndëshkoheshim. Më mirë barazime me rivalin 3, se 4, se kështu e kemi në dorë”, – tha pas ndeshjes trajneri i skuadrës së Tiranës, Orges Shehi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat