Milani mendon të konfirmojë yllin e saj

Futboll

Milani mendon të konfirmojë yllin e saj

Më: 14 maj 2021 Në ora: 11:31
Milani mendon të konfirmojë yllin e saj

Dy ndeshje për të marrë një rol të papritur, por që shumë do të donin ta shihnin të luante edhe gjatë sezonit.

Brahim Diaz, së bashku me Ante Rebiç, ishin protagonistë të uraganit kuqezi në qytetin e Torinos, fillimisht në 3-0 ndaj Juventusit e më pas në 7-0 kundër Torino. Fantazisti spanjoll ishte risia më e rëndësishme e futur nga Pioli në sistemin e tij të lojës dhe me aftësitë teknike ishte në gjendje të lidhte fazat midis linjave në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan panorama sport.

Sprintet dhe driblimet e Diazit i dhanë dinamizëm më të madh Milanit në metrat e fundit e njëkohësisht i fshehën çdo pikë referimi rivalit.

Diazi ndihet i lumtur në Milano dhe menaxheri po punon për të kuptuar nëse ka hapësirë për ta mbajtur edhe një vit tjetër në huazim, siç ishte edhe formula e sivjetshme kur 22-vjeçari la Realin e Madridit për “Djallin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat