Laporta gati emrat e 14 futbollistëve që largohen

Futboll

Laporta gati emrat e 14 futbollistëve që largohen

Më: 14 maj 2021 Në ora: 12:37
Laporta gati emrat e 14 futbollistëve që largohen

Sipas “Mundo Deportivo”, skudra e Barcelonës është duke përgatitur një revolution revolucion veror dhe pritet të rishikojë të ardhmen e 14 lojtarëve.

Blaugranët nuk janë aspak në pozitë të favorshme për të bërë shpenzime të mëdha dhe kësisoj thuhet se ata po përgatiten që të shesin, huazojnë ose përfundojnë kontratat e lojtarëve të panevojshëm për të reduktuar faturën e pagave.

Në mesin e atyre që ka të ngjarë të largohen janë: Samuel Umtiti, Filipe Koutinjo, Martin Brajtuajt, Neto, Mateus Fernandes dhe Zhunior Firpo. Miralem Pjanic gjithashtu pritet të shitet – veçanërisht nëse Ronald Kuman mbetet trajner sezonin e ardhshëm. Ndërkohë kur bëhet fjalë për largimin e lojtarëve me paga të mëdha  si Serhi Roberto – klubi do të marrë një vendim për të ardhmen e tyre, pas përfundimit të sezonit.

Huan Laporta ka plane të mëdha për verën sa i përket ardhjeve të reja, por do të duhet të shesë shumë lojtarë për të liruar faturën e pagave për nënshkrimet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat