Presidenti i Fiorentinës i çudit të gjithë

Futboll

Presidenti i Fiorentinës i çudit të gjithë

Më: 14 maj 2021 Në ora: 12:51
Presidenti i Fiorentinës i çudit të gjithë

Presidenti i Fiorentinës, Roko Komiso, nuk pranon më kritikat në adresë të tij dhe ka bërë të qartë se në një situatë të tillë, kur në Firence pretendojnë se nuk po bën mjaftueshëm për ekipin, atëherë është më mirëz që dikush tjetër të merret me të. Kështu, në një konferencë për shtyp sot, ai ka deklaruar se ka nxjerr klubin në shitje dhe nëse ka biznesmenë të Firences të interesuar, kishin 10 ditë kohë për ta blerë.

“Specian e blenë për 2 milionë euro, familja Della Valle ka shpenzuar 0 për të blerë Fiorentinën. Njëlloj edhe De Laurentis e Lotito. Kurse pronari i Parmës ka paguar thuajse 60 milionë euro. Ndërsa unë kam shpenzuar para të vërteta. Hyj në borxhe në SHBA dhe sjell para këtu.

Tani boll më, kam si synim të nxjerr në shitje Fiorentinën. Kam shpenzuar 170 milionë euro për ta blerë, pastaj 80 milionë euro për të shlyer borxhet dhe 85 milionë euro për qendrën sportive. Dua të kthehem në SHBA dhe t’ua shes Fiorentinën qytetarëve të Firences, atyre që kanë para…

Por duhet të bëni si kam bërë unë, nga këto 335 milionë euro, duhet të vendosni si garanci 35 milionë euro brenda 10 ditësh e pastaj ecim përpara.

Unë ju jap një mundësi, para në vend të garancive. A thoni se ka ndonjë të Firences të gatshëm ta blejë? Kjo ofertë përfundon pas 10 ditësh…”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat