A do të rikthehet në Sporting?

Futboll

A do të rikthehet në Sporting?

Më: 14 maj 2021 Në ora: 22:27
A do të rikthehet në Sporting?

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka përgënjeshtruar zërat për rikthimin e 36 vjeçarit në Sporting.

E gjitha filloi pasi Ronaldo kishte uruar ish-klubin e tij, Sportingun për titullin e fituar par më shumë se 10 vitesh në Portugali.

Për ti hedhur benzinë zjarrit, nëna e Ronaldos deklaroi se ajo do të bind djalin e saj që të rikthehet në Sporting, aty ku e filloi karrierën.

Megjithatë, zërat për rikthimin e tij i ka përgënjeshtruar agjenti i lojtarit, Jorge Mendes.

Mendes duke folur për “Record”, konfirmoi se Ronaldo nuk do të kthehet në Portugali.

“Cristiano Ronaldo nuk po kthehet në Sporting. Ai është krenar për titullin e fituar por për momentin, por planet e tij të karrierës nuk përfshijnë një rikthim në Portugali”, tha Mendes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat