De Ligt injoron Italinë, zbulon dy kombëtaret favorite për Europianin

Futboll

De Ligt injoron Italinë, zbulon dy kombëtaret favorite për Europianin

Më: 15 maj 2021 Në ora: 09:17
Matthijs de Ligt

Matthijs de Ligt, mbrojtësi i Juventus, ka folur për Sky Sport në lidhje me Europianin.

“Van Dijk më ka thënë se nuk do të jetë në Europian, nuk e do këtë presion. Do të jetë i qetë dhe të vazhdojë periudhën e rehabilitimit. Mungesa e një lojtari si ai ndihet gjithmon, por edhe pa Van Dijk kemi mbrojtës të fortë”, ka thënë De Ligt.

Në lidhje me kombëtaret e tjera që do të luajnë në Euro 202:

“Italia? Nuk është favorite, mendoj se janë Franca dhe Anglia. Më pas vijnë Italia, Spanja, Gjermania, Holanda dhe Portugalia. Ka gjithmonë një favorit, por në këto kompeticione ka gjithmonë ndeshje të vështira, edhe kur je favorit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat