Gjithçka dihet sot

Futboll

Gjithçka dihet sot

Më: 15 maj 2021 Në ora: 11:03
Gjithçka dihet sot

Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.

Në fakt kjo është xhiro e fundit në dy grupet e Ligës së Parë, ku do të vendoset shumëçka sa i përket skuadrave që futen në Superligë dhe atyre që bien një rang më poshtë.

Lideri aktual i Ligës së Parë, Malisheva do të përballet në udhëtim te Vëllaznimi, ku i mjafton vetëm një pikë për ta siguruar futjen në Superligë.

E ndjekësi i tyre më i afërt, Dukagjini luan në udhëtim te Trepça ku synon fitoren.

Interesant pritet të jenë edhe dy duelet Vushtrria – A&N dhe Drenasi – Istogu, ku dy skuadrat vendase po kërkojnë shpëtimin.

Nxeht pritet të jetë edhe në Grupin B, ku Flamurtari dhe Ulpiana po kërkojnë rikthimin në Superligë.

Ulpiana ka një pikë më shumë se kryeqytetasit, derisa sot luan në udhëtim te Ramiz Sadiku.

Në anën tjetër Flamurtari kërkon fitore në udhëtim te Vllaznia dhe shpreson në një barazim të Ulpianës.

Sa i përket skuadrave që bien nga liga, në garë janë KEK-u dhe Ferizaj.

Ferizajasit duhet të fitojnë në shtëpi ndaj Dardanës për ta siguruar matematikisht qëndrimin në Ligën e Parë.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në të njëjtëin orarë me fillim nga ora 15:00.

Liga e Parë e Kosovës:

Grupi A

Onix – Liria
Vushtrria – A&N
Drenasi – Istogu
Trepça – Dukagjini
Vëllaznimi – Malisheva

Grupi B

Ferizaj – Dardana
KEK-u – 2 Korriku
Vllaznia – Flamurtari
Kika – Vitia
Ramiz Sadiku – Ulpiana

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat