Ismajli kundër Vojvodës

Futboll

Ismajli kundër Vojvodës

Më: 15 maj 2021 Në ora: 14:11
Ismajli kundër Vojvodës

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të sezonit në Serie A, ende nuk dihet se cila do të jetë skuadra e tretë që do t’i bashkohet Parmas dhe Crotones në Serie B, shkruan Insporti.

Spezia ku luan mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli, pret në “Alberto Picco”, Torinon e Mërgim Vojvodës, të cilët vinë pas një humbje të thellë 7-0 në shtëpi nga Milani.

Të dy klubet janë në garë për mbetjen në elitën e futbollit italian, me Torinon që ndodhet në pozitën e 16-të, me 35 pikë, po aq sa ka edhe Spezia që gjendet një pozitë më poshtë.

Mërgim Vojvoda ka qenë në formë shumë të mirë javëve të fundit, duke shënuar dy gola të cilët arkëtuan katër pikë për klubin nga veriu i Italisë, teksa edhe Ardian Ismajli është integruar plotësisht në skuadrën e Spezias, duke regjistruar 13 paraqitje këtë sezon, ku ka shënuar një gol.

Tabela momentale në Serie A.

Takimi nis me fillim nga ora 15:00, teksa në javën e fundit Spezia do të luajë ndaj Romës në shtëpi, ndërkohë Torino do të ketë duel direkt me Beneventon, klub i cili gjendet në pozitën e 18-të, e fundit kjo që dërgon në Serie B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat