Haland në Camp Nou

Futboll

Haland në Camp Nou

Më: 15 maj 2021 Në ora: 15:30
Haland në Camp Nou

Tashmë nuk është më një sekret fakti që Barcelona kërkon me ngulm të transferojë Erling Haland. Norvegjezi shihet si lojtari i së ardhmes në klub dhe që mund ta mbajë ekipin në nivele të larta.

Ndaj, presidenti Joan Laporta është gati të bëjë shpenzine të mëdha duke qenë se për sulmuesin është në garë edhe Mançester Junajtid e Siti.

Gjithsesi, Laporta është besimplotë se mund ta bindë Haland të nënshkruajë me ta, ndërkohë që sipas mediave do të kërkojë edhe një sakrificë financiare nga ana e Lionel Mesit.

Kështu, argjentinasi në rast rinovimi, do të duhet të ulë disi pretendimet dhe në këtë formë klubi të ketë burimet e duhura për Haland. Mbetet për t’u parë nëse numri 10 do të pranojë të bëjë “skonto”, teksa ende nuk është shprehur nëse ka vendosur të qëndrojë apo jo në Camp Nou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat