Refuzohet oferta e miliarderit

Futboll

Refuzohet oferta e miliarderit

Më: 16 maj 2021 Në ora: 15:01
Refuzohet oferta e miliarderit

Pronari i “Spotify” ka konfirmuar sot, se ka bërë një ofertë për blerjen e “Topçinjve”, duke treguar vendosmërinë, për të ndihmuar klubin e tij të zemrës.

Para pak ditësh u tha se Daniel Ek, i cili është edhe tifoz i Arsenalit, ishte i interesuar për të blerë klubin londinez.

Mediat britanike përgënjeshtruan lajmin, duke thënë se biznesmeni nuk kishte bërë ndonjë ofertë për blerjen e Arsenalit.

Mirëpo ishte vetë Daniel Ek, i cili përmes një komunikate për media, konfirmoi se kishte bërë një ofertë duke përgënjeshtruar mediat angleze.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al.

“Lajme të pasakta kanë dalë sot, duke thënë se unë nuk kam bërë një ofertë për të blerë klubin e Arsenalit. Mendoj që është e rëndësishme të jemi korrektë, këtë javë një ofertë i është bërë pronarit Josh Kroenke dhe zyrtarëve bankarë, e cila përmbante pronësinë, përfaqësimit në bord dhe një pjesë të aksioneve për tifozët. Ata u përgjigjën se nuk kanë nevojë për para. Unë e respektoj këtë vendim, por mbetem i interesuar dhe i gatshëm kurdo që situata të ndryshojë”,- ka shkruar Daniel Ek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat