Calhanoglu në qendër të vëmendjes

Futboll

Calhanoglu në qendër të vëmendjes

Më: 18 maj 2021 Në ora: 12:57
Calhanoglu në qendër të vëmendjes

Në shtëpinë e Milanit vazhdon të punohet përsa i takon rinovimit të kontratës me Hakan Calhanoglu.

Bisedimet mes drejtuesve të klubit kuqezi dhe menaxherëve të lojtarit vazhdojnë me intensitet, por në rast se turku nuk pranon të firmosë kontratën e re me “djallin” do të largohet në fund të sezonit me parameter zero, pasi në qershor i përfundon kontrata.

Nga kjo situatë disi e ndërlikuar për italianët, kërkojnë të përfitojnë Chelsea dhe Manchester United që po monitorojnë me vëmendje Çdo lëvizje që vjen nga kampi kuqezi.

Në rast se Calhanoglu refuzon ofertën për rinovimin e kontratës atëherë jo vetëm klubet angleze, por edhe klubet e tjera që interesohen për futbollistin do të bëjnë maksimumin për ta marrë lojtarin me parameter zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat