Barella: Antonio ka udhëzimet e veta

Futboll

Barella: Antonio ka udhëzimet e veta

Më: 18 maj 2021 Në ora: 12:59
Barella: Antonio ka udhëzimet e veta

Në titullin e 19-të të Interit, emri i tij është impresionues, thuhet me zë të lartë dhe të qartë. Mbi të gjitha, shumë fitore për zikaltrit kanë ardhur nga inteligjenca dhe vendosmëria e Nicolò Barella, i cili do të festojë të dielën me dorëzimin e trofeut.

I kërkuar fort nga Antonio Conte në verën e vitit 2019, mesfushori sardinian është njeriu perfekt për të filluar një cikël fitues, prototipi i saktë i lojtarit të preferuar nga trajneri salentin. I intervistuar nga “France Football”, Barella vlerësoi metodën “contiano” me një krenari të jashtëzakonshme:

“Antonio ka udhëzimet e veta, ato që ne i njohim prej vitesh, thjesht shikoni ndeshjet tona. Ai është i aftë në gjithçka: në taktikë, në aspektin psikologjik dhe në stërvitje. Vitin e kaluar ishim ekipi i Conte, tani jemi ekipi i përsosur i Conte”.

Shumë kritika kanë rënë mbi cilësinë e lojës së Interit, të refuzuar nga Barella, i cili preferon efektivitetin nga një veprim që është i bukur për t’u parë, por pa idenë fituese: “Trajnerët, ish-lojtarët, gazetarët, të gjithë kanë idetë e tyre dhe unë i respektoj. Sidoqoftë, para se Atalanta të shënonte gjashtë gola për ndeshje, ne kishim sulmin më të mirë dhe ende kemi mbrojtjen më të mirë.

Pastaj, ne fituam titullin, si mund të kritikohet një ekip që i ka bërë të gjitha këto? Interi ka zgjedhur një stil të lojës në përputhje me karakteristikat e grupit të lojtarëve. Pse nevojitet posedimi i topit, kur mund të shkoni te goli me ‘Lauty’, ‘Romy’ dhe Hakimi?”

Deri më tani, Barella është integruar në mënyrë perfekte në mekanizmat e mesfushës zikaltër: “Midis mesfushorëve unë kujdesem më shumë për fazën e sulmit, veproj si një lidhje midis mesfushës dhe sulmit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat