Ja data kur luhet java e fundit në Spanjë

Futboll

Ja data kur luhet java e fundit në Spanjë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 16:55
Ja data kur luhet java e fundit në Spanjë

Java e fundit e kampionatit spanjoll ka datat zyrtare dhe është e ndryshme nga ajo e publikuar të dielën e kaluar. Më në fund u arrit marrëveshja që ndeshjet kryesore të luhen ditën e shtunë në orën 18:00.

Ky modifikim ka ardhur për shkak se disa prej ekipeve kanë dalë nga objektivat, por gjithashtu edhe për të unifikuar oraret për ato që kanë të njëjtat objektiva.

Pra, 6 ndeshje të javës së fundit do të luhen më 22 maj në orën 18:00, me përjashtim të Levante-Kadiz e cila do të luhet të shtunën në orën 21:00 dhe Granada-Getafe bashkë me Sevija-Alavesh do të luhet të dielën më 23 maj.

Skuadra e Vijarealit u ankua sepse në fillim ishte planifikuar të luante të dielën. “Ne jemi e vetmja skuadër spanjolle në garë për të fituar një trofe ndërkombëtar dhe duhet të mendojmë për Europa Ligën. Nuk ka bashkëpunim mes institucioneve.

Thonë se festivali i “Eurovizionit” ka shumë vëmendje dhe për këtë arsye nuk mund të ndryshonte ndeshja”, thanë drejtuesit e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat