Drejt shkarkimit

Futboll

Drejt shkarkimit

Më: 20 maj 2021 Në ora: 12:32
Drejt shkarkimit

Drejt shkarkimit, shkak rezultatet e dobëta.

Trajneri i Torinos, Davide Nicola ka humbur besimin e drejtuesve të klubit për rinovimin e kontratës, edhe pse skuadra arriti të sigurojë mbijetesën mes më të mirëve të Serisë A.

Presidenti i granatave, Urbano Cairo për sezonin e ardhshëm sytë ka hedhur nga Ivan Juriq, i cili aktualisht drejton skuadrën e Veronës.

Sipas mediave italiane, 45-vjeçari do të largohet nga verdheblutë në përfundim të kampionatit dhe një kalim në Torino është mëse i mundshëm, pasi trajneri kroat tundohet jo pak nga ideja për të drejtuar granatat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat