Griezmann në vend të Ronaldos

Futboll

Griezmann në vend të Ronaldos

Më: 20 maj 2021 Në ora: 16:37
Griezmann në vend të Ronaldos

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann mund të përfundojë duke zëvendësuar Cristiano Ronaldon te Juventusi.

Sipas “Sport”, blaugranasit duan revolucion në skuadër gjatë verës dhe një ndër lojtarët që presidenti Joan Laporta dëshiron ta shesë është francezi.

Gazeta spanjolle zbulon se Juventus shihet si destinacioni i mundur, sidomos nëse Ronaldo largohet nga Torino.

Raportet e fundit kanë zbuluar se Ronaldo është duke planifikuar të largohet, por një vend në Ligën e Kampionëve do jetë vendimtare për të ardhmen e portugezit dhe Griezmannit.

Griezmann ka kontratë deri në qershor të vitit 2024 dhe “Bianconerët” nuk do jenë të bëjnë transferime në verë.

Ndërkohë, “Zonja e Vjetër” synon ta huazojë duke i paguar pagën e plotë, në rast që fituesi i Kupës së Botës do jetë i lumtur me largimin nga “Camp Nou”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat