Baggio: E kam parë babanë tim si armik

Futboll

Baggio: E kam parë babanë tim si armik

Më: 20 maj 2021 Në ora: 19:09
Baggio: E kam parë babanë tim si armik

Roberto Baggio ka treguar se çfarë e bindi atë që të bëjë një film biografik për jetën e tij dhe personin i cili e inspiroi për ta bërë “bishtin e bekuar të Ponit” në flokët e tij

Dramatizimi i këtij filmi do të shfaqet në Netflix më 26 maj dhe është bërë me regji të Letizia Lamartire kurse në të luan Andrea Arcangeli si dhe si adoleshent, Roby Baggio.

Në një konferencë që është mbajtur sot dhe Baggio ishte prezent, ka pranuar se ai nuk ishte tërësisht i lumtur me idenë e produksionit “Il Divin Codino”.

“Nëse do të varej nga unë, nuk do ta bëja, pasi që ndihem paksa në siklet, jo pse ka ndonjë tregim interesant. Por, menaxheri i imë Vittorio Petrone me ka bindur”, tha ai.

Filmi po ashtu përfshinë fëmijërinë e tij dhe marrëdhëniet e vështira me babanë e tij.

“Që në fillim e kam parë babanë si një armik, por më vonë ai vendosi disa themele tek unë që mos të dorëzohem kurrë. Tani ndjejë një mirënjohje ndaj tij”.

“Ndonjëherë ne nuk e kuptojmë dashurinë dhe mbrojtjen që bëjnë prindërit tonë për ne si fëmijë, por me kohë ne i shohim gjërat nga pikëvështrimi i tyre. Njoh shumë njerëz të cilët kanë pasur probleme me prindërit e tyre dhe shpresoj edhe ata të rindreqin lidhjet me prindër”.

Baggio po ashtu ka filur se ku u frymëzua për “Bishtalecin e bekuar të Ponit” gjatë Botërorit të vitit 1994 në SHBA.

“Kishte një kamariere me ngjyrë në hotel dhe ajo kishte gërsheta të mrekullueshme, ne biseduam dhe pas disa orëve ajo vendosi në kokën time një kaçurrele me të njëjtin stil. Ishte pak argëtim me të vërtetë”.

“Kur flokët mu bënë me të gjata, vendosa një llastik në to, por kurrë nuk e kisha besuar që bishtaleci i ponit do të prezantohej me mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat