Koeman sulmon Laportën

Futboll

Koeman sulmon Laportën

Më: 22 maj 2021 Në ora: 11:31
Koeman sulmon Laportën

Ronald Koeman sulmon presidentin Joan Laporta duke thënë se në kohët e fundit i ka munguar besimi dhe kjo gjë ka sjellë probleme për Barcelonën. Holandezi nuk e ka të sigurt të ardhmen në klubin katalanas, por thotë se dëshiron ta mbyllë sezonin me një fitore.

OBJEKTIVI – “Do të kërkojmë të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme, pavarësisht faktit se nuk ka objektiva. Dua që ta mbyll këtë sezon me fitore”.

VAZHDIMËSI – “Për të thënë të vërtetën nuk e di nëse do të vazhdoj. Do të flasim kur të mbarojë sezoni. Unë dua që ta përfundoj kontratën time. Ka disa gjëra që duhet të ndryshojmë, por fjalën e fundit e ka presidenti. Do të flasim me të”.

E ARDHMJA – “Në kohët e fundit, i referohem muajit të fundit, mendoj se duhet të ketë më shumë respekt për mua dhe për lojtarët. Unë i kuptoj të tjerët që janë të prekur, por kanë dalë shumë gjëra të pavërteta”.

BESIM – “Në pjesën e fundit të sezonit nuk e kam ndier besimin e klubit. Nuk kemi folur as për të ardhmen dhe nuk kemi bërë asnjë plan. E kuptoj që duhen ndryshime për të fituar gjëra. Nëse dikush mendon se duhet ndryshuar trajneri apo lojtarët është diçka normale, por kjo duhet thënë”.

KONTRATA – “Nuk mund të flas për gjëra që ende nuk dihen. Nuk e di nëse do ta kërkoj vitin e fundit të kontratës nëse më shkarkojnë. Ne jemi njerëz dhe e duam këtë klub. Presidenti do të marrë vendimin për të mirën e Barcelonës dhe unë nuk e di çfarë do të bëj. Do të flas me të. Ju e dini sa e dua këtë klub. Nëse Barcelona mendon se nuk jam i duhuri, do të flasim. Do të jap mendimin tim me respekt”.

BILANCI – “Mendoj se në gusht do të kishim firmosur për të bërë këtë sezon. Luftuam për La Ligën deri përpara 2-3 ndeshjesh. Problemet i kishim në fillim, por në vitin 2021 mendoj se kemi bërë mjaft mirë. Ka pasur ndeshje ku kemi qenë në nivel të mirë, ndërsa në të tjera që duhet të përmirësohemi”.

PROJEKTET – “Që nga dita e parë që më kanë pyetur dhe deri sot unë kam folur me Planesin dhe Alemanin për sezonin e ardhshëm. Kjo është puna ime dhe më pëlqen ta bëj. E bëj me dashuri për këtë klub”.

MESI – “Shpresoj shumë që Leo të qëndrojë edhe për shumë vite këtu. Ai ka treguar që është unik. Ka shënuar 30 gola dhe shumë lojë për skuadrën. Për mua si person dhe si profesionist është për notën 10. Nëse nuk vazhdon këtu, atëherë duhet të formojmë lojtarë të tjerë dhe të kërkojmë efektivitet me shumë lojtarë sepse do të na mungojnë 30 gola. Me Mesin, Barcelona ka më shumë të ardhme sesa pa të”.

I PENDUAR – “Kurrë nuk jam penduar. Dëshira ime ka qenë që ta stërvitja një ditë Barcelonën. E di që këtu ka presin dhe e pranova. Këtu në Spanjë ka më shumë presion për trajnerët dhe lojtarët. Është mungesë respekti, por nuk mund ta ndryshoj unë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat