Bayerni bindshëm ndaj Augsburgut

Futboll

Bayerni bindshëm ndaj Augsburgut

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2021 Në ora: 17:24
Bayerni bindshëm ndaj Augsburgut

Kampioni i ri i Gjermanisë, Bayerni nga Munihu, ka shënuan fitore bindëse me rezultat 5:2 ndaj Augsburgu, në takimin e javës së fundit të Bundesliga I

Bayerni tregoi lojë shumë të mirë, sidomos në periudhën e parë kur shënuan katër herë. 

Për Bayernin realizuan Gouweleeuw (9'-aiutogol), Gnabry (23'), Kimmich (33'), Coman (43'), Lewandowski (90') dhe për Augsburgun Hahn (67'), Niederlechner (72').

Protagonist edhe portieri Manuel Neuer me penalltinë e pritur në minutën e 25-të ndaj Caliguri.

Duhet theksuar se Kimmich në minutën e 33-të, ka shtangur portierin kundërshtar me një goditje të frikshme nga rreth 22 metra, sikurse Coman nga një largësi prej 25 metra pikërisht në minutën e 43-të.

Bayerni përfundon në vend të parë me 78 pikë dhe Augsburg i 14-ti me 36 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat