Buffon te Real Madrid?

Futboll

Buffon te Real Madrid?

Më: 23 maj 2021 Në ora: 13:40
Buffon te Real Madrid?

Gianluigi Buffon ka vendosur të largohet nga Juventus në sezonin e ardhshëm, por gardiani ende nuk ka vendosur nëse do të ikë përfundimisht nga futbolli apo do të vazhdojë edhe pse është në moshën 43-vjeçare.

Sakaq, vetë Bufon ka theksuar se një ofertë joshëse nuk do t’i thoshte “Jo”.

Dhe, kjo ofertë tunduese mund të vijë nga Real Madrid teksa nga Spanja zbulojnë se madrilenët janë të gatshëm të transferojnë Bufon si portier të dytë pas Tibo Kurtua.

Por, gjatë sezonit ai do të kishte mundësitë e tij sidomos në Kupën e Mbretit. Mbetet për t’u kuptuar vërtetësia e lajmit, teksa flitet se Bufon mund të përfundojë edhe te Monza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat