Conte befason me titullarët

Futboll

Conte befason me titullarët

Më: 23 maj 2021 Në ora: 14:37
Conte befason me titullarët

Do të startojë në orën 15:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza” të Milanos, sfida Inter-Udineze, e vlefshme për javën e 38-të, ose e përkthyer ndryshe java e fundit e edicionit futbollistik 2020/2021 të Serisë A italiane.

Edhe pse ishte e shpallur kampion matematikisht me katër javë nga fundi i kampionatit, Interi pas përfundimit të sfidës ndaj Udinezes do të ngrejë trofeun e Serisë A pas 11 viteve mungesë përpara 1000 tifozëve të pranishëm në stadiumin mitik “Giuseppe Meazza” dhe do të zyrtarizohet tashmë si kampionia e re në fuqi e Italisë.

Skuadra zikaltër do të shpallet për herë të 19-të në histori kampion i Serisë A, ku dhe fitorja e sotme mund të jetë për prestigj për ta mbyllur sa më mirë këtë super sezon të përshkuar me Antonio Koten në pankinën zikaltër.

Të dyja skuadrat luajnë pa objektiva dhe orari i fillimit të sfidës në orën 15:00 ishte sepse ky titull do të festohet jo vetëm në stadium, por dhe jashtë saj ku janë rreth 4500 tifoza të pranishëm pranë parkimit të stadiumit për të pritur lojtarët dhe për të festuar të gjithë së bashku, duke respektuar rregullat e protokollit antiCOVID-19.

FORMACIONET ZYRTARE –

INTER – (3-5-2): Handanoviç; D’Ambrozio, Ranokia, Bastoni; Hakimi, Vesino, Galiardini, Sensi, Jang; Lautaro Martinez, Pinamonti. Trajner: Antonio Konte.

UDINEZE – (3-5-1-1): Muso; Bekao, Bonifazi, Samir; Molina, De Pol, Uollas, Larsen, Zigelar; Perejra; Okaka. Trajner: Luka Goti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat