Dajaku: Llapi shkon edhe në grupet e Ligës së Kampionëve me deklarata, mëkat çfarë futbolli zhvillon!

Futboll

Dajaku: Llapi shkon edhe në grupet e Ligës së Kampionëve me deklarata, mëkat çfarë futbolli zhvillon!

Më: 24 maj 2021 Në ora: 23:24
Dajaku dhe Batatina

I ftuar në emisionin “2 me 1” në RTV 21, futbollisti Taulant Dajaku ka analizuar rrjedhën e kampionatit që sapo u mbyll.

Me theks të veçantë ai ka folur për Kupën e Kosovës, duke kritikuar fituesin e këtij trofeu, Llapin.

Sipas Dajakut, Llapi ka cilësi të bëjë lojëra shumë më të mira.

“Llapi është skuadër që i ndërron vazhdimisht nga 15-16 lojtarë, ndërsa në aspektin deklarativ ata janë jo për Evropë por për grupe të Ligës së Kampionëve”, deklaroi Dajaku.

“Realisht sa prodhon Llapi futboll është mëkat sepse ajo skuadër ka shumë cilësi”.

Futbollisti i mirënjohur nga Skenderaj komentoi edhe punën e trajnerit Tahir Batatina.

“Mund të jesh entuziast dhe të kesh dëshirë të madhe për futboll dhe të investosh, por është një pikë kur e tregon për tri-katër vjet që nuk je për atë punë dhe besoj që te Llapi tani e kanë të qartë këtë gjë”, u shpreh ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat