Sipas të përditshmes “La Repubblica”, Elseid Hysaj, Danilo D’Ambrosion dhe Olivier ZHiru, janë emrat më të përfolur në kampin e Milanit.
Skuadra italiane, shënjestëron sulmuesi francez si mbështetës të Zlatan Ibrahimovicit, e që largimi i tij nga Çellsi do të ndodhë në këtë verë.
Elseid Hysaj nuk është i lumtur te Napoli dhe agjenti i tij ka konfirmuar se janë duke i shqyrtuar ofertat.
D’Ambrosio në anën tjetër nuk është në planet e Antonio Kontes dhe largimi i tij nga Interi mund të konsiderohet si i realizuar.