Godet Llapi i Tahir Batatinës

Futboll

Godet Llapi i Tahir Batatinës

Më: 26 maj 2021 Në ora: 15:28
Godet Llapi i Tahir Batatinës

Llapi i Tahir Batatinës është në mesin e skuadrave që e ka siguruar kualifikimin për gara evropiane.

Skuadra nga Podujeva ka fituar Kupën e Kosovës dhe do të luajë në kualifikimet e Europa League.

Kjo skuadër tanimë ka filluar të përforcohet  ku deri më tani ka siguruar edhe zyrtarisht shërbimet e sulmuesit nga Vushtrria, Drilon Fazliu.

Megjithatë, sipas burimve të sigurta të BlicMedia,  kjo skuadër ka arritur marrëveshje për transferimin  e dy futbollistëve të tjerë nga skuadra  e Vushtrrisë.

Bëhet fjalë për Dren Ahmeti dhe Adnard Mehmeti,  të cilët pritet të zyrtarizohen ditëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat