Conte te Real Madridi?

Futboll

Conte te Real Madridi?

Më: 27 maj 2021 Në ora: 11:54
Conte te Real Madridi?

Vals i pabesueshëm i stolave. Disa orë pas njoftimit zyrtar të ndarjes konsensuale midis Interit dhe Antonio Conte, në Spanjë zyrtarizuan se Zinedine Zidane nuk do të jetë trajner i Real Madridit sezonin e ardhshëm. Midis emrave në listë për të zëvendësuar ‘Zizou’, përveç Raul, trajner i Castilla, përfshihet edhe trajneri nga Lecce. Conte dëshmoi forcën e tij tek Interi, duke sjellë titullin që kishte munguar te zikaltrit që nga viti 2010.

Ai ia doli të ndërpresë hegjemoninë e Juventusit, që kishte zgjatur për 9 sezone radhazi. Gjithashtu, në përvojën e tij angleze, provoi të ishte në krye të stolave, duke fituar një Premier League dhe një “FA Cup” me Chelsea. Për sa iu përket rezultateve, Conte do të përfaqësonte një garanci për Florentino Perez.

Sipas spanjollëve të “Don Balon”, megjithatë, nëse do të zinte vendin e Zidane në stolin e “Los Blancos”, dy lojtarë të mëdhenj mund të largoheshin. I pari është Eden Hazard. Trajneri italian e drejtoi belgun te blutë e Londrës, por kurrë nuk krijuan një ndjenjë të veçantë.\

Një detaj që nuk e trondit shumë presidentin e Merengues, i shqetësuar në vend të kësaj për situatën Courtois. Emri tjetër që mund të përfundojë në listën e të padëshiruarve, në të vërtetë, është pikërisht ai i portierit belg, një tjetër “gjemb në mish” i trajnerit Conte në kohën e Chelsea. Në këtë rrethanë, pra, mund të jetë një problem real për t’u zgjidhur, duke pasur parasysh që Courtois përfaqëson një siguri midis shtyllave dhe është një nga më të rëndësishmit në dhomat e zhveshjes së Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat