UEFA mendon tjetër ndryshim

Futboll

UEFA mendon tjetër ndryshim

Më: 28 maj 2021 Në ora: 11:52
UEFA mendon tjetër ndryshim

Liga e Kampioneve është një turne për të cilin aktualisht ka një interes të jashtëzakonshëm dhe garanton të ardhura kolosale për pjesëmarrësit. Por presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, kërkon më shumë e për këtë arsye, pasi ndryshoi formatin e turneut duke revolucionarizuar grupet, tashmë po mendon të ndryshojë edhe fazën finale të turneut.

Sipas “Neë York Times”, Çeferin e tërheq ideja e një “Final Four” për aktivitetin, pasi gara me eliminim direkt është më tërheqëse për publikun sesa ajo me ndeshje vajtje-ardhje, ku në disa raste gjithçka zgjidhet që në sfidën e parë.

Për këtë arsye, po merret në shqyrtim ideja që të ndryshohet një pjesë e garës për trofeun, me gjysmëfinalet dhe finalen që zhvillohen në një qytet të vetëm, duke zgjatur një javë.

Një formulë që dha rezultate të kënaqshme në vitin 2020 kur për shkak të pandemisë ekipet u grumbulluan në Lisbonë dhe Çeferin mendon se mund të jetë përsëri funksionale që në fund të edicionit, katër skuadrat gjysmëfinaliste të mblidhen në të njëjtin vend për të diskutuar mes tyre me ndeshje teke kush fiton turneun.

Sigurisht, formula me vajtje-ardhje është e preferuara e tifozëve, pasi mund të jenë më afër ekipit dhe kanë mundësi ta mbështetin, duke garantuar edhe të ardhura të mëdha për klubet. Por Çeferin ka bindjen se mund të sigurojë të paktën në aspektin ekonomik më shumë përfitime me një ndeshje teke në gjysmëfinale, ndaj do të kërkojë nga Kongresi i UEFA-s që të miratojë edhe këtë ndryshim tjetër..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat