Hernandez largohet nga Milani

Futboll

Hernandez largohet nga Milani

Më: 28 maj 2021 Në ora: 14:45
Hernandez largohet nga Milani

Theo Hernandez u transferua tek Milani në vitin 2019, teksa kishte bërë një sezon të mirë tek Real Sociedad, në kohën kur ishte në huazim. Aventura e francezit tek Milani ka qenë më e mira në karrierën e tij, ku ka fituar pozicionin e titullarit absolut.

Hernandez ishte protagonisti kryesor i kualifikimit të Milanit në Champions League, duke fituar kështu zemrën e shumë tifozëve.

Megjithatë, aventura e Hernandez tek Milanit mund të mbarojë këtë verë, pasi sipas gazetës prestigjoze franceze “Footmercato” është arritur në parim një marrëveshje mes PSG-së dhe lojtarit.

Nënkampionët e Francës nuk kanë mbrojtës të mirë në krahun e majtë dhe 23 vjeçari është një zgjidhje perfekte..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat