Në dyshim është edhe e ardhmja e Dybalës

Futboll

Në dyshim është edhe e ardhmja e Dybalës

Më: 28 maj 2021 Në ora: 17:39
Në dyshim është edhe e ardhmja e Dybalës

Afrimi i Max Allegrit në stolin e Juventusit mund të sjellë ndryshime të mëdha në formacionin e bardhezinjve.

Sigurisht e gjithë vëmendja qëndron tek mungesa e Ronaldos, të cilin Allegri nuk e ka dëshiruar që në fillimet e tij. Për portugezin mund të jetë sezoni i fundit me bardhezinjtë teksa divorci duket shumë afër.

Në portë pritet të afrohet Donnarumma, i cili e mbylli përfundimisht aventurën me Milanin. Në mesfushë Juve mund të sigurojë shërbimet e Loactelit i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Sassuolon ose të rikthejë Miralem Pjaniç nga Barcelona, ndërsa në sulm pritet afrimi i Mauro Icardit ose blerja përfundimtare e Moratës.

Në dyshim është dhe e ardhmja e Dybalës, i cili ka refuzuar rinovimin prej 10 milionë euro në sezon.

FORMACIONI I MUNDSHEM

(4-2-3-1): Shjezni / Donaruma; Cuadrado, De Ligt, Chiellini/Bonuci, Aleks Sandr /Danilo; Locateli / Pjaniç, Bentankur / Arthur; Kulusevski, Dybala, Chiesa; Icardi / Morata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat