De Bruyne pranon presionin e finales historike

Futboll

De Bruyne pranon presionin e finales historike

Më: 29 maj 2021 Në ora: 11:42
De Bruyne pranon presionin e finales historike

Një Champions historik për Sitin, por i tillë edhe për një kampion të kësaj skuadre. Kevin De Bruyne , i pranishëm në konferencën për shtyp të “Qytetarëve” përpara finales me Chelsean sot në orën 21:00, e di mirë se fati i Mançesterit do të diktohet nga rezultati i finales.

Për 3 lojtarë të Sitit, luajtja e finales në Portugali është si një ndeshje në shtëpi…

Lojtarët portugezë janë të rëndësishëm si çdo lojtar tjetër. Kam luajtur me Bernarndon për 4 vite, kemi fituar shumë bashkë. Diaz ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm këtë sezon. Kanselo pas disa problemeve vitin e shkuar, ka qenë shumë mirë këtë vit.

Mendoni se me Champions-in do të keni më shumë shanse për të fituar “Topin e Artë”?

Të jesh pjesë e këtyre çmimeve individuale duhet të fitosh trofe. Në fund janë njerëzit e tjerë që vendosin. Unë jam i kënaqur me atë që jam si lojtar dhe si njeri.

Cila ka qenë diferenca për Sitin këtë sezon që arriti deri në finale dhe nuk e ka bërë në vite të mëpërparshme?

Kur kemi qenë në momente të vështira kundër Gladbahut dhe Dortmundit dhe PSG-së, nuk kemi pësuar gol si në vitet e fundit. Mendoj se diferenca kanë qenë këto momentet e vogla. Kemi bërë më pak gabime.

E ndieni presionin e të qenit favoritë?

Të luash në skenën më të madhe të futbollit është privilegj. Të gjithë e dinë presionin, por ne duhet ta marrim me buzëqeshje. Jemi finalistë dhe duam të fitojmë. Nëse fiton je hero, nëse humbet je dështak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat