Mallkimi

Futboll

Mallkimi

Më: 30 maj 2021 Në ora: 17:48
Mallkimi

Pep Guardiola u kthye përsëri pas 10 vitesh në finalen e Ligës së Kampioneve, por për trajnerin spanjoll këtë herë nuk kishte një fund të lumtur. Skuadra e Mançester Sitit u mund me shifrat 1-0 nga Çelsi e kështu u largua nga stadiumi në Porto pa trofeun e lakmuar.

Për shumëkënd, kjo ishte meritë e strategjisë së Tuhel. Për disa të tjerë, ishte thjesht vazhdimi i mallkimit që tekniku spanjoll përjeton prej vitesh, si pasojë e mënyrës së si është sjellë me Jaja Ture.

Fillimisht Guardiola ishte ai që shiti Ture te Mançester Siti, e më pas kur erdhi në stolin e anglezëve, nuk e aktivizoi rregullisht mesfushorin nga Bregu i Fildishtë.

Kjo situatë solli largimin e tij, ndërsa menaxheri i lojtarit, Dmitri Seluk, lëshoi një deklaratë të fortë e një paralajmërim për spanjollin.

“Kur sulmohet një kampion si Jaja, sulmohet një kontinent i tërë. Ajo që Guardiola i ka bërë Ture, nuk është një gabim, por një krim. Bumerangu do të kthehet mbrapsht dhe do të kuptojë se çfarë janë në gjendje që të bëjnë shtriganët afrikanë. Kujtojini këto fjalë.

Benfika vuan nga mallkimi i Bela Gutman që i ndalon të fitojnë finale evropiane ndërsa Guardiola mund të ketë sado para që të dëshrojë për merkaton, por do të bëjë edhe më keq. Nuk do të fitojë më Ligën e Kampioneve dhe vetëm atëherë do të kuptojë gabimin”, ishin fjalët e Sluk në vitin 2018, që shumëkujt i janë kujtuar dje pasi Mançester Siti largohej si humbës nga fusha e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat